“Deklaroni pasurinë”, OFL ultimatum ‘të fortëve’ të Lushnjës dhe Kavajës

297
Sigal

Forca e Ligjit i ka nisur formularin për deklarimin e pasurisë tri shtetasve, një në Lushnje dhe dy në Kavajë.

Shtetasit që u është dërguar formulari janë:

Aranit Arapi, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Shkëlzen Ahmetaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Muhamet Demrozi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.