Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Shkodër, ku mbeti i plagosur 52-vjeçari, Sait Fikaj.
Mësohet se ai ka dhënë një dëshmi të rreme, pasi deklaroi se kishte shpërthyer bombula e gazit.
Gjatë kontrollit në banesën e Fikajt, policia ka gjetur kapsollw detonatore, të cilat dyshohen të kenë plasur.
Gjithashtu, blutë kanë gjetur edhe 175 fidanë kanabis.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Shtrenjtë e Shkodrës.
Fikaj mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar.