Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni

592
Mynyr Koni kreu i Universitetit të Tiranës, bazuar në publikimet në media shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme. Kjo është deklarata më e fundit e titullarit të UT, dhe thirrja që vetingu të nisë menjëherë për ish-drejtuesin dhe ish-Rektorin Dori Kule. Këtij kontrolli duhet t‘i nënshtrohen edhe zëvendësit e tij dhe komisionerët e tenderëve ndër vite, pavarësisht se me “letra” deklarohet që kontrolli është bërë dhe mbyllur nga institucionet e vartësisë (MASR dhe KLSH). Kontrolli ekonomik dhe financiar, ai i prokurimeve, shërbimeve, transferimeve të studentëve, emërimeve nepotike do të nxjerrë zbuluar babëzinë që është bërë në Universitetin e Tiranës dhe Dekanatet e tij ndër vite. Ka pedagogë që figurojnë të punësuar si efektiv apo të jashtëm, kanë marrë pagesat, por nga verifikimet do të dalin në pah se një pjesë e tyre figurojnë jashtë shtetit gjatë kohëve të ndryshme. Ndaj thellimi i hetimeve nga prokuroria, krimi ekonomik dhe financiar, kontrolli i pikave doganore, emërimet, tenderët etj. do të jenë objekt për zbardhjen e së vërtetës.
Sigal