Dekani i Drejtësisë: Na bëni pjesë të reformës, Naço: Jepni mendimin tuaj

398
Sigal

TIRANE– Edukojnë brezat e ardhshëm të juristëve, avokatëve, atyre që do të drejtojnë instancat e larta të drejtësisë në të ardhmen, por ndihen të përjashtuar nga reforma në drejtësi. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Altin Shegani thotë se është e rëndësishme që stafet akademike duhet të jenë pjesë e tryezave dhe diskutimeve për reformën në drejtësi.
 
Por ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi se prej muajit tetor të gjitha grupet e interesit janë të lira të marrin pjesë në reformë dhe të japin mendimet e tyre.
 
Këto deklarata erdhën gjatë përvjetorit të parë të Klinikës së Ligjit, e cila është e mbështetur nga USAID-i për të forcuar arsimimin juridik në Shqipëri.
 
Nëpërmjet Klinikes së Ligjit studentët do të kenë mundësi për zhvillimin e mendimit kritik ligjor dhe aftësive praktike, si dhe në angazhimin e tyre në dhënien e shërbimeve ligjore për qytetarët në nevojë.