“Dëgjova një zhurmë e dola”, dëshmitari rrëfen ngjarjen e rëndë në Vlorë: Nënë e bir u hodhën nga kati i pestë, nuk banonin në pallat

211
Sigal

Një banor i zonës, dëshmitar në ngjarjen e rëndë ndodhur sot në Vlorë, rrëfen se doli menjëherë nga banesa pasi dëgjoi një zhurmë.

Ai tregon se si i gjeti nënë e bir të shtrirë në tokë, pasi ishin hedhur nga kati i pestë i pallatit.

“Ajo është hedhur nga shesh pushimi i katit të pestë, ka ardhur aty dhe është hedhur”- tha ai.

Rrinte aty?
Jo Jo, ka ardhur aty, thjesht për të bërë këtë.

Ishte bashkë me fëmijën?
Ishte bashkë me fëmijën dhe kur janë hedhur, dëgjova zhurmën që ra dhe dola. në momen që dola kjo ishte e shtrirë, kurse fëmija përmbys. Gruaja kishte shenja jete, kurse femija fare, kishte carje, dhe e mori njëri që është këtu me makinë.

Është vajza e mjekut, e Vironit, që ka qenë mjek i urgjencës, se erdhën ata këtu. Rrinë te pallati matanë. I njoftova të gjithë, vetëm ambulanca u vonua 10 minuta.

32-vjecarja u identifikua si Pamela Mërtiri vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Ajo u hodh mesditën e sotme, nga kati i pestë i një pallati, bashkë me fëmijën e sj vetem 2 vjec, duke gjetur vdekur.