Dëgjon zhurmat e grabitësve dhe përleshet me ta, dibrani merr tre plumba në trup!

634
Sigal

Ka dëgjuar hapat e atyre që kishinardhur për t’i vjedhur shtëpinë dhe ka reaguar, por situata i ka dalë nga duart dhe si pasojë ka marrë tre plumba në trup.

Kjo është ngjarja e rëndë që është regjistruar në Dibër, në orët e para të mëngjesit të së dielës në shtëpinë e Adraman Selishtës.

Ai që ka dëgjuar grabitësit ka qenë djali i kryefamiljarit, shtetasi Arsen Selishta. Ai është çuar nga gjumi dhe është përplasur me grabitësit. Këta të fundit e kanë qëlluar 3 herë me plumba e më pas janë larguar.

Fatmirësisht për të riun plumbat nuk kanë qenë fatalë. Arsen Selishta ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve si dhe ka qenë në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave të nevojshme.