Defekt në rrjet, mbeten pa drita disa zona në Tiranë

204
Sigal

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa drita prej disa minutash, si pasojë enjë defekti në rrjet.

Bëhet me dije se nuk ka energji elektrike në rrugën “Muhamet Gjollesha”, zona te Stadiumi “Dinamo”, Sheshi “Willson”, një pjesë e Komunës së Parisit dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

OSHEE bën me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë një defekt, por pa sqaruar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Ndërkohë nuk dihet ende se kur mund të zgjidhet defekti dhe kur do të rikthehet energjia elektrike.