Dëbohet për 15 vjet nga Shqipëria iraniani i rrezikshëm/ Hetime nga anti-terrori

329
Sigal

Njësia e Antiterrorit ka shpallur non grata një shtetas iranian, i cili mbahet në një qendër pritëse në Vorë. Raportohet se iraniani Dabiel Kassraee do të dëbohet dhe nuk do të lejohet të hyjë në Shqipëri për 15 vite.

Iraniani, sipas hetimeve nga anti-terrori, është konsideruar njeri me rrezikshmëri të lartë, që vëzhgonte opozitën iraniane (MEK), e cila është vendosur në Manëz.Ndoshta kjo ishte një nga çështjet e diskutuara një ditë më parë edhe në takimin e diplomates amerikane me Kryeministrin Edi Rama, ku nga burime jozyrtare mësohet se ka qenë i pranishëm edhe kreu i SHISH.