Debati për shëndetësinë në Elbasan: Autonomia spitalore sjell cilësi

563
Sigal

Departamenti i Shendetesise në Partinë Demokratike në bashkëpunim me degën e Elbasanit zhvilloi një takim me specialistë të sektoreve të ndryshëm në vijim të dialogimit me kolegët e sistemit shendetësor. Paraqitja e platformës së Partisë Demokratike për këtë sektor jetik, duke u perqenderuar në disa pika thelbësore, ngjalli diskutume e debate të shumë pjesemarresve.

Decentralizimi i sistemit shendetësor e autonomia spitalore, ishin në qendër të vemendjes si bazë e rritjes së cilësisë së shërbimit, e uljes së kostos.
Ky është gjithashtu një mekanizem i domosdoshem për luftën me korrupsionin, fenomen që rritet nga praktikat e centralizimit, gjë që po ndodh tashmë në vendin tonë. Në diskutim e paraqit e u theksua që ky vizion i PD do të rrisë gjithashtu dhe kualifikimin apo do krijojë mundësi për përmirësimin e shpërblimit të personelit shendetësor.

Organet shteterore si Ministria e Shendetesise duhet të kryejnë vetëm rolet horizontale: politikëberese, standartizuese, akredituese, kontrolluese. Menaxhimin do ta bejne vetë institucionet shendetësore. Kjo do të rrisë dhe rolin e dinjtetin dhe përgjegjësinë e personelit shendetësor të kualifikuar.