Datat e testimit fizik të aplikantëve në “Shkollën Bazë të Policisë”

528
Sigal

Testimi fizik i kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, do të fillojë me datë 7 prill dhe do të zhvillohet deri në datë 8 maj 2014 pranë Stadiumit Kombëtar, si më poshtë vijon:

Aplikantët e Qarkut Tiranë në datat 7-18 prill

Aplikantët e Qarkut Shkodër në datat 18 prill dhe 21 prill

Aplikantët e Qarkut Lezhë në datat 21 dhe 22 prill

Aplikantët e Qarkut Kukës në datën 22 prill

Aplikantët e Qarkut Korçë në datat 22 dhe 23 prill

Aplikantët e Qarkut Gjirokastër në datat 23 dhe 24 prill

Aplikantët e Qarkut Fier në datat 24, 25 dhe 28 prill

Aplikantët e Qarkut Elbasan në datat 28, 29 dhe 30 prill

Aplikantët e Qarkut Durrës në datat 30 prill dhe 2 maj

Aplikantët e Qarkut Dibër në datat 2 maj dhe 5 maj

Aplikantët e Qarkut Berat në datat 5 dhe 6 maj

Aplikantët e Qarkut Vlorë në datat 6, 7 dhe 8 maj

Për zhvillimin e testimit fizik do të paraqiten të gjithë ato aplikantë, të cilët kanë grumbulluar mbi 50 pikë, bazuar në hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit. Në total do t’i nënshtrohen testimit fizik 2958 aplikantë. Ditën e zhvillimit të testimit fizik kandidatët duhet të kenë me vete dokument identifikimi, raportin mjekësor të lëshuar nga mjeku i familjes, fletën e pranimit në testin me shkrim me fotografi dhe të firmosur e vulosur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, pasi në të kundërt nuk do të pranohen për t’u futur në garat e testimit fizik.  Për zhvillimin e testimit fizik kandidatët të paraqiten me veshje sportive, në orën 07:00 të çdo date testimi, para hyrjes kryesore të Stadiumit Kombëtar, pasi do të fillojë regjistrimi i aplikantëve.

në adresën e mëposhtëme mund të gjeni listën e plotë të aplikanëve me datat përkatëse

http://www.asp.gov.al/images/pdf/2014/testimi%20fizik.pdf