Damian Gjiknuri: Vendi ynë ka ndërmarrë reforma me rëndësi në rrugën e integrimit në familjen evropiane.

44
Sigal

 

Sekretari i Përgjitshëm i partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në takime të tjera gjatë vizitës që po zhvillon me delegaconin e PS në Berlin. “Bashkëbisedim në Bundestag me deputetët socialdemokratë (SPD) Nils Schmid, Josip Juratovic dhe Adis Ahmetovic, të ngarkuar të posaçëm për çështjet e Evropës Juglindore. Diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, nevoja për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Bundestagun dhe reformat që po ndërmerr vendi ynë në rrugën e integrimit në familjen evropiane.” Kështu ka shkruar Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale edhe takime të tjera nga kjo vizitë. Në një takim me homologun e tij në PSE njëkohësisht deputet të Bundestagut, Gjiknuri ka deklaruar se kanë diskutuar për forumin e ardhshëm të PSE në Berlin. “ Me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane Achim Post, njëkohësisht deputet i Bundestagut si përfaqësues i socialdemokratëve. Diskutuam mbi axhendën e Kongresit të PSE-së, që pritet të mbahet në Berlin gjatë muajit të ardhshëm. Me rëndësi që ky forum i lartë politik që mbledh aktorë të rëndësishëm nga e gjithë Evropa të përforcojë mesazhin për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor. Kënaqësi të bashkëpunosh me këtë mik të mirë të Shqipërisë.” Ka përfunduar reagimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri.