Dalin fotot, kush janë dy të rinjtë që u ekzekutuan brenda poliklinikës në Patos

558
Sigal

Këta janë dy të rinjtë 22 dhe 26 vjeç, që mbetën të vrarë në oborrin e qëndrës shëndetësore në qytetin e Patosit.

Manol Rapaj, me emrin e vertetë Sabri Rapaj 22 vjeç nga Kuqari i cili u vra me 7 plumba dhe Elis Kapaj nga Kashishti 26 vjeç të cilit ju gjetën në trup 5 plumba.

Mesditën e 19 nëntorit 22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn pas një konflikti të fortë që nisi brenda ambienteve të ambienteve të qendrës shëndetësore të qytetit më pas u përshkallëzua në shkallët e jashtmë të saj, ku mbetën të vrarë dy të rinjtë.

Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me Kapajn.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi të dyshuarin.

Në deklarimin e parë para policisë mësohet se Martin Skëndaj ka pranuar autorësinë e krimit të vrasjes së dy të rinjve.

Në pyetje për ngjarjen është marrë edhe babai i tij.