Dalin emrat, kush janë 5 funksionarët e lartë të policisë që i nënshtrohen Vettingut

524
Sigal

Janë publikuar emrat e 5 funksionarëve të policisë së shtetit që do ti nënshtrohen Vettingut.

Bëhet fjalë për Artan Shkëmbin me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit i cili  do të dalë para trupës së vlerësimit të përbërë nga Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti), më datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00.

Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë Gramos Sako del përpara trupës së vlerësimit të përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku më datë datë 5 Shkurt 2020, ora 10:00.

Në Vetting do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00. Trupa vlerësuese që do të verifikojë figurën e Veliut është e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku.

Ndërkaq figura e Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të vlerësohet më datë 5 shkurt 2020, ora 12:30 dhe trupa e vlerësimit: është e përbërë nga Nertila Sadedini, Adriana Meko, Arta Lleshi.

Lista:

Subjekti: Z. Gramos Sako me funksion Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 shkurt 2020, ora 12:30

Trupa e Vlerësimit: Nertila Sadedini, Adriana Meko, Arta Lleshi

Subjekti: Z. Ardi Veliu me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Data/Ora: E enjte, datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Artan Shkëmbi me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Data/Ora: E premte, datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti)