Dalin detajet/ Si është gjendja e të shtruarve në spitalet COVID, sa janë të intubuar dhe sa në terapi intensive

310
Sigal

Nderkohe qe ne vend numri i te prekurve me koronavirus ka arritur sot ne 416, brenda reparteve ne dy spitalet COVID po trajtohen 56 paciente.

Ministria e Shendetesise, duke perseritur se betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, ka dhene detaje nga gjendja shendetesore e te shtruarve.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar”- theksoi Ministria, gjate deklarates se sotme per mediat.

Nderkohe, gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.