Dalin detajet e reja/Rëndë nga koronavirusi menaxheri në Korçë, tek lokali i tij u zhvillua festa e 8 marsit

370
Sigal

Edhe qyteti i Korçës është tashmë i prekur nga koronavirusi, duke e zgjeruar hartën e përhapjes së virusit që ka prekur vendin tonë.

Mësohet se 33-vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur, disa ditë më parë ka qenë i shtuar në spital.

“33 vjeçari është menaxher i një lokali nate. Gjithashtu mësohet se ai ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19.

Deri tani nuk thuhet se kanë lidhje me njeri-tjetrin, apo të jenë të afërm. Personat e prekur nga koronavirusi janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë.

Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, njëri prej tyre  79 vjeç ndërsa për personin tjetër e cila është një grua nuk bëhet e ditur mosha. Mësohet se gjendja e 33-vjeçarit e tij ka qenë tepër e rënduar.

Bëhet fjalë për një person që ka pasur kontakte të shumta edhe me persona të tjerë. Edhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë. Tashmë ai ndodhet Spitalin e Infektivit”.