Dalin analizat e COVID-19 për stafin mjekësor të Lezhës, ja rezultatet

315
Sigal

Kanë dalë analizat për të gjithë sfatin mjekësor të pavijonit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi, pasi një paciente rezultoi polizitive.

I gjithë personeli mjekësor ka rezultuar negative ndaj COVID-19.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll prej ditës së djeshme, menjëherë pas konfirmimit të një pacienteje me koronavirus, ndërsa iu morën mostrat gjithë stafit mjekësor, i cili fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me virusin vdekjeprurës.