Daily Mail shkrim për ishullin e Sazanit: Gati për tu kthyer në një destinacion turistik

570
Britanikja Daily Mail i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjatë dhe interesant për hapjen e Ishullit të Sazanit si një vend i frekuentueshëm turistik. Ideja për ta kthyer Ishullin e Sazanit në një destinacion turistik, tashmë ka tërhequr vëmëndjen e shtypit botëror. Kjo dhe për faktin se ky ishull ka një histori politike dhe ushtarake tepër aktive. 
Që në kohën e Romës së lashtë fillon historia për ta dominuar atë. Në brigjet e tij, janë ndeshur flota luftarake, anije piratësh, aventurier detesh e zhytësish nënujor deri te dominimi komunist për ta shitur si një “ kështjellë” të pa mposhtur. 
Ka vite që flitet për ta kthyer këtë tokë të veçuar në një vend turistik e të vizitueshëm nga të gjithë. Por deri mësotë nuk është realizuar. Por deklarimi i Kryeministrit Rama, e ka bërë të besueshëm realizimin e kësaj dëshire. Këtë e konfirmon edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare. Këtë sezon turistik veror, pushuesit mund të udhëtojnë edhe drejt Sazanit. 
http://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-3082965/Former-military-base-Albania-poised-summer-s-hottest-tourist-des
Sigal