“Çuditë” e qeverisë për shëndetësinë nuk kanë të mbaruar!!!

534
Tritan Shehu

Ministrja Manasterliu prezantoi strategjinë e re të sistemit “shëndetësor” përsëri sikur “Bota” të krijohej sot – Asnjë fjalë për “Shëndetësinë Falas” e fundin e saj tragjik. Ishte një program absurd edhe ky i sotmi, më regresiv se edhe klishetë e dikurshme komuniste për sistemin shëndetesor. Një program ky, ku lexohet varfëria e thellë e sistemit, numri i mjekëve si specie në zhdukje, mungesa e shërbimeve etj – pa asnjë strategji reale zgjidhjeje. Ajo që lexohet qartë është se në Shqiperi do të ngelin vetëm 11 spitale në rrethe, të tjerat do të kthehen në “qendra shëndetësore e urgjence”!!! Spitale të rëndësishme; si i Përmetit, Tepelenës, Lushnjes, Pogradecit, Sarandës etj, nuk do të funksionojnë më si të tillë! “Zgjidhja” do të jetë mbyllja e spitaleve, ulja drastike e shtretërve, koncentrimi asfiksues i shërbimit që mbetet në pak qendra, duke e larguar atë nga qytetarët! Jo vetëm që nuk do ketë më decentralizim e “spital ndërmarje”, por do të vendoset “rregjimi i vjetër i patronazhit” mbi ato, si një reminishencë e dikurshme kjo. Përballimin e kolapsit të numrit të mjekëve e mungesave, do ta realizojë ky patronazh, duke çuar mjekët nga qendra në periferi sikur të ishte “stazhi” komunist. Në fakt kjo veçse do të shkatërrojë më tej edhe qendrën, pra spitalet e Tiranës. Kujdesi parësor do të vazhdojë krejtësisht i centralizuar dhe larg fizionomisë, që duhet të ketë tashmë. 

Zj. Ministre vetëm për diçka siguroi: “Të famshmet koncesione grirëse e shkatërruese të sistemit shëndetësor do të lulëzojnë” më tej”!!! Shqiptarë të dashur, përgatituni për ditë shumë më të vështira që ju presin!
Sigal