Çudirat në tekstet shkollore/ Rezidenca luksoze “ROLLING HILLS” paraqitet si shembulli i fshatit tipik në Shqipëri

439
Sigal

Çudirat duket se nuk kanë të sosur në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët në Shqipëri.

E radhës vjen nga libri i historisë së klasës së katërt. Bëhet fjalë për një pasazh që flet për fshatin. “Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet … rezidenca luksoze “ROLLING HILLS”.

Komentet pas publikimit të rastit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Blogeri Oltion Kadaifciu, i cili ka publikuar dhe përmbajtjen e librit të hisotrisë shkruan: “Nga libri i historise se klases se katert duket se ka ardh prap koha per ate barsaleten e kohes se diktatures ku femijet pasi degjonin per bukurine e Shqiperise socialiste donin te shkonin e jetonin atje”.

Ndërkohë, gazetari Ermal Mulosmani shkruan: Ohhh, çfarë perle! Historia e Shqipërisë, libri shkollor, klasa e katërt, për të ilustruar gjendjen e fshatrave të Shqipërisë paska marrë një “shembull tipik” fshati, atë të Rolling Hill!!!