Çudia në Fier, 47-vjeçari i helmon pulat dhe qengjat fqinjës, procedohet penalisht

484
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Mallakastër, duke çuar në nisjen e ndjekjes penale ndaj një 47-vjeccari.
Sipas të dhënave zyrtare dje ka nisur procedimi për shtetasin me iniciale I.M., banues në Lavdan pasi dyshohet se ka helmuar 5 qengja dhe pula në pronësi të një gruaje. Nuk dihen motivet që kanë çuar 47-vjeccarin në këtë veprim.
Njoftimi i Komisariatit të Policisë Mallakastër
Më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.N, vjeç 47, banues në fshatin Lavdan, pasi dyshohet se më datë 06.01.2018, në lagjen “Gllavenic”, Ballsh, i ka helmuar 5 kokë pula e qengja shtetases I.M, vjeç 43, banuese në Ballsh. Ai akuzohet për “shkatërrim apo dëmtim me dashje të pronës.
Sigal