Covid-19 / Nëse mbushen spitalet do përdoren stadiumet

297
Sigal

Pavarësisht rritjes se rasteve me koronavirus spitalet COVID kanë ende kapacitetet mjaftueshëm për të trajtuar të sëmuret.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se janë parashikuar te gjitha skenarët dhe qytetareve nuk do t’iu mungoje asnjë moment shërbimi.

Deri tani janë ezauruar disa skenarë, jemi tek skenari 3 do hapet COVID 4, kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë dhe në banesë dhe në hotele në korridore por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha Brataj.

Në drejtim të numrit 127 mesatarisht shkojnë 3 mijë thirrje në ditë një pjesë e të cilëve janë me COVID. Sipas Bratajt disa kanë marrë shërbim në banesë e të tjerë që kanë qenë të rënduar janë transportuar në 3 spitalet COVID ku aktualisht por trajtohen rreth 471 pacientë.