Covid-19 në Shqipëri/ 21 fëmijë të infektuar, Eugena Tomini flet për gjendjen e tyre shëndetësore

305
Sigal

Nga data zyrtare e shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri e deri më sot, janë infektuar 21 fëmijë, në moshë pediatrike.

Këto të dhëna u bënë me dije nga Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini.

“Aktualisht që nga fillimi i epidemisë dhe deri në këto momente, kemi 21 pacientë, të vegjël të moshës pediatrike dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”,- u shpreh Tomini.