Covid-19 “ndihmon” në shitjen e të gjithë prodhimit të mollëve në Gjoricë

627
Sigal

Prej vitesh, fermerët e prodhimit të mollëve në Gjoricë të Bulqizës, por edhe në të gjithë Dibrën, shumicën e prodhimeve të tyre i hidhnin në lumë për shkak të mungesës së shitjes. Por këtë vit ka qenë ndryshe për dhjetëra prodhues. Atyre jo vetëm që nuk iu janë kalbur mollet, por i gjithe prodhimi eshte shitur.

Fadil Kaja, fermer në Gjoricë tregon se ne kete situate ka ndikuar koronavirusi. Kjo pasi mbylljen e doganave u mbyll edhe importi duke bërë që prodhimi vendës të shitet

Ndërkohë, një tjetër fermer i prodhimit të mollës, Sokol Kaja thotë se prodhimet e vitit të kaluar u shitën të gjitha në mars, ndonëse me një çmim jo të lartë, 30 lekë për kilogram. Por sot edhe ata vetë e blejnë mollën me 150 lekë për kilogram.

Bulqiza dhe Dibra numërojnë me qindra hektarë pemtari molle duke u renditur pas Korçës për prodhimin e këtij fruit.