Copat e xhamit iu futën në sy punonjëses, pronarja u shemb në tokë. Pamjet kur nxirren të plagosurat nga byrektorja në Yzberisht

474
Sigal

Këto janë pamjet kur ambulanca ka marrë personat e plagosur sot pas shpërthimit në një byrektore në zonën e Yzberishtit.

Bashkëpronarja dhe dy punonjëset mbetën të plagosura pasi bombola e gazit në byrektore shpërtheu mëngjesin e sotëm, për arsye ende të pazbuluara.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Punonjësja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.

Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë.

b20f758f-0f53-4115-b1c1-a1feb5de65ac
75d6d8ef-9032-4c4c-a2db-9473ba30fef3