Çonte vajza për prostitucion në Itali, arrestohet 33 vjeçari shqiptar

676
Sigal

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim ka rënë në prangat policisë.

Në 1 Nëntor 2019, 33-vjeçarit me iniciale A.Ç i është vendosur masa “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ai në tetor të 2019-tës ai së bashku me tre persona të tjerë përmes dhunës ka detyruar një vajzë që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali.

Trafikimi i saj ishte organizuar përmes aeroportit të Rinasit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.