Sigal

Në Kosovë vazhdon të bjerë çmimi i karburantit (naftë dhe benzinë). Siç raportohet, të dielën një pikë karburanti në Pejë ka shitur naftë me çmim më pak se 1 Euro.

“T-Oil ka vendosur të zbresë çmimin e naftës nën një euro. Kjo pompë ka marrë këtë vendim pasi kompanitë e mëdha kanë vendosur të mbajnë çmimin 30 centë më shtrenjtë pasi dyshohet se kanë marrëveshje kriminale për të përfituar sa më shumë në këtë kohë. Edhe në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës.

Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën”. Por edhe në karburantet që konsiderohen të shtrenjta në Kosovë çmimi i naftës është 1,18 euro/litër ose ndryshe 144 lek/litër.

Sapo të kalosh kufirin, dhe të vish në Shqipëri do të shohësh se çmimi i karburantit është disa herë më i shtrenjtë. Në fakt gjithnjë në Kosovë kanë qenë çmimet më të lira, por kësaj radhe diferenca bëhet më e madhe. Aktualisht në Shqipëri një litër naftë kushton 178 lek/litër ndërsa benzina 179 lek/litër. Po kështu në vendin tonë është rritur me afro 10 lek dhe çmimi i gazit.