Çmimet e reja të karburanteve, ulet me 1 lek nafta

179
Sigal

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

220 Lekë/litri për gazoilin;

212 Lekë/litri për benzinën;

88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;

224 Lekë/litri për benzinën;

100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).