“Çkemi më quajnë Cristiano”, si i mashtroi për 9 muaj me radhë Davide Pecorelli miqtë e tij vlonjatë

85
Sigal

Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, ka qëndruar i fshehur për 9 muaj me radhë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se biznesmeni italian i ishte prezantuar banorëve të zonës me emrin Cristiano dhe shumë shpejt kishte bërë shumë miq me të cilët pinte dhe raki.

Për 9 muaj me radhë Davide Pecorelli luante futboll, shëtiste në Lungomare dhe lahej në detin e Vlorës, si dhe kishte mësuar gjuhën shqipe.

Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje.

Por në të vërtetë Davide Pecoreli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë. Me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime biseda të gjata për futbollin.

Në muajin Mars, ai u është prezantuar atyre me emrin Cristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar Në Vlorë. Pecorelli me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet Vlorës. Kjo është foto nga një prej pasditeve me bisedat e gjata me shumë raki dhe rrëfime ndërsa bënte plane edhe të udhëtonte me ekipin e flamurtarit në Parga ne Greqi për një ndeshje miqësore.

Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.

Në Pukë, në makinën e marrë prej tij me qera u gjetën mbetje të një njeriu dhe prokuroria shqiptare pritet ta vendosë nën akuzë për shkatërrim prone deri edhe zhvarim. Ndërkohë mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë patur më 12 shtator, kur Davide Pecorelli nën emrin Cristiano po bënte foto dokumentesh.

Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qef rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e konte Montekristos.