Çifti i bashkëshortëve konfirmohet me koronavirus

310
Sigal

Janë identifikuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Korçës për të cilët burime konfirmojnë se janë një çift bashkëshortësh në moshë të thyer.
Të njëjtat burime pohojnë se ata janë komshinj të çiftit të parë të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Ka qenë 70-vjeçarja e para e cila është prekur dhe më pas është rënduar edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj ku pasi ka kryer analizat ka rezultuar edhe ai me COVID-19.