Chelsea-United mbyllet pa fitues, arbitri “fal” londinezët

197
Sigal

Është mbyllur në barazim pa gola super ndeshja e javës së 26-të të Premier League, Chelsea-United.

Një rezultat që është arritur edhe me ndihmën e VAR.

Në minutën e 14-të të takimit, në fakt, Callum-Hudson Odoi ka prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri Stuart Attëell ka vendosur të mos akordojë penallti.Ky barazim favorizon Manchester City-n, që tani kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Manchester United.

Chelsea mbetet në vendin e pestë me 44 pikë./telesport