Check-Up e ka ngritur mashtrimin në art , si u grabitën 8 miliard lekë

245
Sigal

Pas 18 muajë “lojë hetimore” Autoriteti i Konkurencës nxjerr pa gjobë , vetëm me këshillim firmën e Vilma Nushit e cila abuzoi me çmimet e materialeve të Covid-19. Por atë që nuk e bëri Konkurrenca, e shpartalloi KLSH e cila zbuloi se koncesionari i Check-Up edhe pse eshte i përjashtuar nga TVSH, faturat i bënë me TVSH duke përfituar 8 miliard lekë në kurriz të qytetarëve të varfër që blenë ilaçet dhe vdekjen e covid-19

Konkurrenca fal Vilma Nushim, KLSH zbulon 8 miliardë lekë abuzime

Nen titull i perbashket : Vetëm në një vit, koncesioni i laboratorëve do t’iu kushtojë taksapaguesve miliona euro shtesë, të cilat as nuk janë parashikuar në buxhet 

Shkeljet e koncesionit të Check-Up dhe Sterilizimit

 Koncesionari i Check-upit është i përjashtuar nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra nuk paguan TVSH. Kjo pasi qeveria e ka hequr TVSH-në për shërbimet mjekësore. Por megjithëse kompania nuk paguan TVSH, shteti asaj ia paguan faturat me TVSH

Qeveria shqiptare është e vendosur të japë me koncesion çdo gjë që të mundet, pavarësisht nga kostot e larta të këtyre marrëveshjeve, rreziqet për financat shtetërore e xhepat e qytetarëve dhe paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare. Qeveria në vitet e fundit, vetëm në sektorin e shëndetësisë ka firmosur dhënien me PPP të katër projekteve të kontestuara e të dyshimta. I fundit në radhë ishte ai për 18 laboratorët e analizave mjekësore, i cili, edhe pse hasi kundërshtimin e institucionit prestigjioz si Organizata Botërore e Shëndetësisë, sërish u finalizua pa mëdyshje nga shteti. Pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin laboratorik në spitale në pronësi të shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i konsideron të paligjshme pagesat e TVSH që qeveria bën ndaj koncesioneve PPP në shëndetësi.”Konstatohet se, edhe për vitin 2020, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322 milionë lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbim duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe në interpretimin e DPT, e cila ka referuar shërbimin si të tatueshëm” raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë. KLSH vëren se interpretimi i tatimeve është mbi ligjin e TVSH, i cili në nenin 51 i ka të përcaktuar shumë qartë shërbimet që përjashtohen nga TVSH-ja. Në ligjin për TVSH, neni 51 përcakton përjashtimin nga TVSH-ja të aktiviteteve si më poshtë:

– Furnizimi i barnave, pajisjeve mjekësore të implantueshme aktive dhe pajisjeve mjekësore të implantueshme;

– Furnizimi i shërbimeve shëndetësore dhe veprimeve të lidhura ngushtë me to, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të shtetasve, përfshirë parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, nga institucionet shëndetësore publike ose private, të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shëndetësor;

-Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose paramjekësor, të njohur si të tillë dhe të licencuar, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin;

-Furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor;

-Furnizimet e shërbimeve shëndetësore, të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët dhe laborantët dentarë;

Kontrolli i Lartë i Shtetit e cilësoi absurditet këtë fakt, duke pohuar se vetëm koncesioni i Check UP merr 800 milionë lekë ose 6 milionë euro TVSH kundër përcaktimeve në ligjin mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar. KLSH konstaton me shqetësim trajtime të ndryshme për aplikimin e TVSH ndërmjet kontratave koncesionare, ndonëse shërbimet që ofrohen nga këto kontrata janë të përjashtuara nga TVSH.

Nga auditimi për dy nga tre kontrata koncesionare, “Check-Up” dhe “Sterilizimi”, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20 % mbi çmimin e kontraktuar. Ndërsa për shërbimin e “Hemodializës”, ky tatim nuk aplikohet. Megjithëse të tre shërbimet e sipërcituar janë pjesë e zinxhirit të ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit nga institucione shëndetësore të licencuara, si dhe faturojnë njëlloj shërbimin drejt institucioneve shtetërore prej dhe nga paguhen, mënyra e faturimit të tyre ndryshon. Megjithëse KLSH, në vazhdimësi, ka këshilluar ndryshimin e mënyrës së faturimit për shërbimin e “Check-Up”, situata nuk ka ndryshuar, por ajo vijon edhe në koncesionin e “Sterilizimit”. Kjo mënyrë faturimi e shërbimit shëndetësor nuk është kundërshtuar nga Autoriteti, apo të jenë marrë nisma për qartësimin e frymës së ligjit me MFE, për zgjidhjen e ngërçit, i cili vijon të rëndojë në vazhdimësi financat publike.Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar qeverisë të miratojë akte ligjore që rregullojnë procesin e furnizimit të shërbimit shëndetësor, të ofruar nga shoqëritë koncesionare, me qëllim shmangien e interpretimeve në këto shërbime, duke respektuar frymën e ligjit.

Koncesioni  Check up-it në SPAK

Më herët u dorëzua në SPAK kallëzimi penal kundër koncesionit të sterilizimit, ku prokuroria filloi menjëherë hetimet. PD dorëzoji në SPAK provat e reja që provojnë se koncesioni [ i check up-it] manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

 

PPP-të e shëndetësisë

Katër koncesionet e shëndetësisë u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 320 milionë dollarë në 10 vitet e ardhshme

  • – 18 laboratorët e analizave mjekësore (100 milionë dollarë)
  • – Check-Up-i (60 milionë dollarë)
  • – Hemodializa (73 milionë dollarë)
  • – Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale (Rreth 90 milionë dollarë)

02-

Pas 18 muaj lojë, “Konkurrenca” nxjerr pa gjobë dhe firmën e Vilma Nushit, abuzoi me çmimet e materialeve “Covid 19”

Sipas ligjit, kjo firmë duhej gjobitur me 245 milionë lekë. Komisioni i Konkurrencës, thotë se për hetimin ka përdorur metodologjinë “OECD”; ndërsa për mos vendosje gjobe dhe mos kallëzim penal të saj për monopol, mashtrim e vjedhje me çmimet 7-10 herë më të larta se tregu, zbatoi “Modelin Babloku” të paprekshmërisë së miqve e klienteve të tij, siç u veprua dhe me 5 bosët e miellit

 

Dokumenti që po publikojmë, tregon se para “shushunjave” të miellit, Autoriteti i Konkurrencës ka nxjerr pa gjobë e vetëm me “këshilla”, firmën mjekësore “Trimed shpk” biznes i Vilma Nushit, njohur si mikesha e bablokut, që në 8 vite ka përlarë afro 40% të tenderëve mjekësor dhe koncesionin “Check-up” 130 milionë Euro.

Në mbledhjen e datës 02 shtator 2021, Komisioni i Konkurrencës, ka mbyllur hetimin e thelluar, për firmën “Trimed shpk”, lidhur me çmimet e larta, që kjo firmë ka aplikuar me materialet mjekësore të “Covid 19”, në periudhën 1 mars 2019- 31 dhjetor 2020.

Hetimi paraprak, ka nisur me Vendim nr. 684, datë 18.03.2020, pas denoncimeve të shumta, se firma e Vilma Nushit ka tregtuar maska, alkoole, gjeldezinfektues, termometra “Covid 19” etj, me çmime të larta, duke krijuar skemë çmimesh monopol shumice e pakice në treg.

Referuar provave “sekrete” që ka Konkurrenca, çmimet e shumicës ishin 7-8 herë më të larta, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë, ishin deri 10 herë më të larta, të cilat unifikoheshin në marrëveshje hajdutërore me depo farmaceutike e njësi farmacie.

Këtë skemë çmimesh të larta e të diktuara në treg, Vilma Nushi dhe grupi i ortakëve të saj “Peshkatari-Peposhoi”; e realizonin nëpërmjet depo-rrjetit “Farma Vitta”; që është pjesë biznesi e firmës “Trimed shpk” dhe e hetuar nga sektori i anti-drogës shqiptare, për kontrabandën e medikamentit të ndaluar “Rhinostop” te trafikantët në Kosovoë, ngaqë përmban substancën e ndaluar “Pseudoephedrine”, lëndë bazë për përzierjen e kokainës.

Nga hetimi ka rezultuar se këto çmime abuzive me materialet “Covid 19”, firma “Trimed shpk”, nuk i publikonte në faqen zyrtare, ndërsa në bilance vepronte me 4 tabela çmimesh: 1 për vete, 1 për tatimet, 1 për doganat dhe 1 për ta ardhurat faktike nga skema e zhvatjes së qytetarëve.

Neni 74, pika ‘1’, gërma ‘b’ e Ligjit nr. 9121/2003, përcakton gjobë sa 10% e xhiros vjetore; për shkelje të rënda të konkurrencës në treg nëpërmjet falsifikimit e çmimeve monopol, si kjo e bërë nga firma “Trimed shpk” e Vilma Nushit me materialet mjekësore “Covid-19”;

Sipas xhiros vjetore, firma “Trimed shpk”, duhej gjobitur me 245 milionë lekë, mirëpo Komisioni, me Vendim nr. 717, datë 15.10.2020 e ka gjobitur 1 milionë lekë; gjobë; e cila nuk është paguar, me arsyetimin se Vilma Nushi ka pranuar të hetohet dhe ka lejuar inspektorët datat 24.8.2020 e 19.10.2020, të kontrollonin letrat… që u dha Vilma në kafene.

Komisioni i Konkurrencës, thotë se për hetimin e firmës “Trimed shpk”, ka përdorur metodologjinë “OECD”; ndërsa për mos vendosje gjobe e mos kallëzim penal, për mashtrim e vjedhje me çmimet; ka zbatuar “Modelin Babloku” të paprekshmërisë së miqëve të tij.

FAKTE/ Firma “Trimed Shpk” e Vilma Nushit, gjatë periudhës hetimore, ka shitur me shumicë “Termometra Infrared”, 16 lloje alkooli, 11 lloj maskash “Covid 19” , me çmime fikse 7-10 herë mbi çmimet reale të tregut; duke e bashkërenduar me depo e rrjete te tjera farmaceutike.
Falsifikim e mashtrim i madh, është bërë me tregzimin e 22 lloje “Gel dezinfektues”, që janë materiale mjekësore tepër të nevojshme, për përballimin e epidemisë “Covid-19”; por në sasi më të mëdha, me çmime 7-13 herë më të larta se tregu, janë shitur këto 7 lloje: “Gel Hand Higjen-100 ML”, “Gel Hand Higjen-120 ML”, “Gel Hand Higjen-150 ML”, “Gel Hand Higjen-175 ML”, “Gel Hand Higjen 1 L”, “Gel Hand Higjen-500 ML dhe “Gel Hand Higjen-80 ML”.
Edhe pse u konstatuan abuzime të rënda me çmimet, komisoni Konkurrencës, me Vendim Nr. 830, datë 02.09.2021, vendosi ta “këshillojë” firmën e Vilma Nushit, të mos bëjë më abuzime me çmimet; d.m.th, të mos zhvasë qytetarët, mbasi do jetë edhe 1 vit nën monitorim, por do ishte luftë kundër krimit e korrupsionit, që këtë skandal ta hetojë SPAK-u./Pamfleti