Çfarë tregon ky grafik për situatën e koronavirusit në Shqipëri?

373
Sigal

Ky grafik i prezantuar nga ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tregon për situatën e koronavirusit në vend. Sipas grafikut, 5% e personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 kanë ndërruar jetë, vetëm 11% prej tyre janë shtruar në spital, pasi u është nevojitur trajtim më i specializuar apo kujdes intensiv, 32% prej tyre janë vetëizoluar, ndërsa 52% janë shëruar.

Ekspertja Bino e sqaroi grafikun kështu: “Grafiku tregon peshën që kjo sëmundje ka zënë në sistemin spitalor. Vetëm 11% e personave që kanë qenë të sëmurë me Covid janë hospitalizuar. Kemi 52% të shëruar. Është një sëmundje që duhet kapur herët, duhet pasur kujdes, por që edhe shërohet. Do të donim të parandalonim çdo vdekje, por fatkeqësisht është një sëmundje virale, sëmundje e re.

NOA

32% të personave janë të vetëzioluar, që ose e kalojnë sëmundjen asimptomatik ose kanë shenja të lehta të sëmundjes, që ndiqen nga mjeku i familjes dhe strukturat e shëndetit publik. Ky grafik tregon gjendjen e sëmundjes në vendin tonë, në lidhje me të ardhmen, me shërimin, me peshën në sistemin shëndetësor dhe në lidhje me atë çfarë ka ndodhur deri tani”.