Sigal

Mbrëmjen e stome në Gjirokastër kanë zbarkuar efektivë të Antiterrorit.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare se përse Antiterrori ka dërguar efektivët e vet në Gjirokastër, ndërsa kujtojmë se më 8 dhjetor ekstremisti grek i vrarë nga një shkëmb zjarri me Forcat RENEA ka të dyzetat e tij. Për këtë është folur se mund të vijnë në Bularat edhe ekstremistë nga Greqia.

Në pikën kufitare të Kakavijës ka shërbim të përforcuar. Deri më tani 1 autobus nga Selaniku dhe 3 nga Athina janë të konfirmuar se do të vijnë, ndërkohë janë përforcuar shërbimet edhe në kufirin e gjelbër.