Çfarë ndodhi në mesnatë? Rama takim në rezidencën e ambasadores amerikane, menjëherë pas kthimit nga Turqia

243
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme në rezidencën amerikane në Tiranë, i cili zgjati për rreth një orë afro mesnatës.

Janë të paqarta arsyet e këtij takimi në këtë orë të pazakontë, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka dhënë një koment për mediat.

Këtë të premte u publikua një mesazh urimi i Sekretarit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje ndërsa kreu i qeverisë sapo mbylli një vizitë në Turqi, ku nënshkroi një sërë marrëveshjes me qeverinë e Erdogan.

Ambasadorja amerikane i ka shpeshtuar takimet e saj me zyrtarë në Tiranë, ku ditët e fundit ka zhvilluar takime dhe  me kandidatët në garë për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa javën e ardhshme priten zhvillime në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta.

Takimi vjen po ashtu pak ditë pasi SHBA shpallën memorandumin për luftën ndaj korrupsionit, që synon ndëshkimin e të gjithë individëve të korruptuar, ndërsa zërat shtohen se brenda Qershorit do të kemi publikimin e emrave të tjerë që janë shpallur non grata nga DASH.