“Çështja Frroku”, avokati Vishaj thirrje Gjykatës së Lartë: Është tejkaluar afati

511
Avokati i Mark Frrokut i ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë të shqyrtojë kërkesën ndaj klientit të tij. Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar se është tejkaluar afati për çështjen, pasi data e fundit ka qenë 10 gushti. Ai i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të ndërpresë pushimet dhe të fillojë shqyrtimin e kërkesës së Frrokut. “Gjykata e Lartë të shqyrtojë kërkesën tonë, pasi është tejkaluar afati. Gjykata të ndërpresë pushimet, pasi afati i fundit ka qenë data 10 gusht. Ne kemi kërkuar të vëmë garanci pasurore dhe kemi paraqitur kërkesë për të shkuar si të pandehur në Belgjikë. Gjykata e Lartë duhet të japë pëlqimin për këtë kërkesë. I bëjmë apel ambasadës amerikane që të monitorojë procesin, pasi deputeti Mark Frroku është nënshtetas amerikan”, ka thënë avokati Vishaj.
Sigal