Çështja e Detit / Prof. Dr. Kastriot Islami: Rama po bën avokatin e Greqisë

188
Sigal

Ish ministri i jashtëm dhe ish deputeti Kastriot Islami ka folur rreth dekretit më të fundit të presidentit grek për zgjerimin në Detin Jon me 12 milje.

Sipas Islamit, kryeministri Edi Rama nuk është duke mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë por po bën avokatin e interesave të Greqisë.

“Rama me këtë çështje, do ti bie shkurt, ka marrë pozitat e avokatit të Greqisë ndërkohë që është kryeministër i Shqipërisë. Dhe të gjithë që e kundërshtojnë, e kundërshtojnë sepse mbrojnë interesat e Shqipërisë. Pra, kemi në ballafaqim një kryeministër që duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë dhe të mbrojë interesat e Shqipërisë, gjë që e ka detyrim kushtetues, kemi dhe disa politikanë të tjerë që mund të jenë nga Shqipëria, nga Kosova, analistë apo ekspertë të cilët mbrojnë interesat e Shqipërisë, bazuar edhe në Kushtetutë. Ky është ballafaqimi.

Rama nuk është se po atakon, shan dhe ofendon disa kundërshtarë të tij por Rama po i shan nga pozita e një avokati të Greqisë. Dhe ky është problem shumë i madh. Ndoshta, në vazhdim, duke parë dekretin e Greqisë, do të sqarohet pse Rama është në këtë pozicion anti-kombëtar dhe në pozicion si avokat i interesave të Greqisë“, u shpreh Islami.

A është Greqia në të drejtën e saj për të kërkuar zgjerim me 12 milje? Më herët pretendimi ka qenë në 6 milje…

Kastriot IslamiKjo është një çështje e komplikuar. Por unë fillimisht do të them se nuk jam ekspert i detit. Për këtë shkak dhe për shkak të eksperiences dhe detyrave që kam mbajtur nuk më lejohet të abuzoj apo të spekuloj. Gjithçka do të them bazohet në ato çfarë kanë shkruar ekspertët më të mire të detit dhe analistët e kualifikuar të medias për këtë çështje.

Ndryshe nga Rama, që ka marrë pozitën e avokatit të Greqisë, unë apo të tjerë në Shqipërisë, Kosovë e vende të tjera, nuk jam as avokat i Greqisë dhe as kundërshtar i Greqisë, përveçse mbrojtës i interesave të Shqipërisë. Nuk më takon mua të them nëse dekreti është i mirë apo i keq. I takon pales greke të shpjegojë të gjitha qëllimet, synimet dhe çfarë do të arrijë pala greke”.

Sipas Islamit, nuk ka transparencë nga qeveria për këtë çështje ndërsa këshilloi se duhej një konsultim me presidentin dhe opozitën.

Tërmeti në Kroaci / Nënat me të porsalindurit përfunduan jashtë në të ftohtë