Cërrik/ Digjet një makinë gjatë natës, pronari: Nuk Kam konflikte

658
Sigal

Një tjetër automjet është djegur gjatë natës në Cërrik. Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Isuf Kameri. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës, dhe është djegur pjesërisht.

Autorët e kanë djegur mjetin qëllimisht, dhe për shkak se janë pikasur në kohë janë larguar. Kameri ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.