Ceremonia, përurohet shkolla e re në Vokopolë

563
Sigal

BERAT- Përkujtimi i festave të 28-29 Nëntorit të fundjavës që shkoi shënoi një eveniment të veçantë për banorët e Vokopolës në Berat, përurimin e shkollës së fshatit, një ndër të parat shkolla shqipe që janë hapur në Shqipëri. Shkolla dykatëshe që u përurua në fundjavë është ngritur në themelet e shkollës së më pashme, ndërtuar në vitin 1890. Po në çatinë e kësaj godine, u ngrit dhe flamuri i Pavarësisë.

Kjo shkollë e re, është një dhuratë për fëmijët dhe prindërit e tyre në Vokopolë, projekt i financuar nga Ministria a Arsimit. Kapaciteti i kësaj shkolle është për 300 nxënës. Në këtë ceremoni dhe aktivitetet e tjera festive, ishin të pranishëm mësues e nxënës, breza nxënësish të kësaj shkolle, drejtues vendorë e të ardhur nga Tirana, etj… Ishin të pranishëm dhe përshëndetën edhe deputeti i zonës Eduart Shalësi, Kryetari bashkisë beratit Fadil Nasufi, Kryetari i Bashkisë Kuçovës, Bardhyl Gjyzeli si dhe kryetarët e komunave të Mezit të Urave. Gjithashtu, në këto aktivitete, u vlerësuan me tituj e mirënjohje dhe intelektualë që kanë dhënë për arsimin e kulturën në këtë trevë.