Ceremonia për Ibrahim Bashën, homazhe në Pallatin e Brigadave, nderime dhe në xhami

501
Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s që u vra dje në Lazarat do të varroset me nderet më të larta shtetërore.
Në orën 14:00 do të organizohen homazhe në Pallatin e Brigadave, por më parë në orën 13:00 në xhaminë e Ethem Beut do të kryhet një nderim i veçantë për 31-vjeçarin që ishte dhe besimtar i devotshëm.
Policia vazhdon kërkimet në Lazarat, ndërkohë Grupi Hetimor i kryesuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Zholi, po këqyrin vendin ku u goditën forcat e policisë.
Janë evidentuar rreth 10 vatra zjarri, janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kalashnikovi dhe mitrolozi, granadë dhe një thikë.
Sigal