Çelet sezoni në Gjirokastër Bime: Këtë vit më shumë turistë

558
GJIROKASTËR – Është çelur zyrtarisht sezoni turistik 2015 në Gjirokastër. Edhe pse qyteti i gurtë është i vizitueshëm gjatë gjithë vitit, prej muajit maj numri i turistëve vendas e të huaj shtohet.
Një nga elementët e rëndësishëm të promovimit të turizmit, cilësohen punimet artizanale e kulinaria. Për këtë në çelje të këtij sezoni, është hapur panairi i trashëgimisë kulturore. 
Gatime karakteristike dhe suvenire të ndryshme, janë ekspozuar në stendat e ngritura, të cilat janë ndjekur me mjaft interes e pëlqyer nga turistët që kanë qenë në këtë destinacion. 
Kryetari i Bashkisë Flamur Bime ka pohuar se këtë vit, do të ketë më shumë turistë pasi dhe promovimi i qytetit, ka qenë një element i rëndësishëm. 
Ndërkohë vetë pjesëmarrësit në këtë panair, kanë pohuar se aktivitete të tilla, janë një shtysë dhe nxitje për turizmin. 
Aktivitete të tjera janë zhvilluar në këtë ditë, ndërkohë vijojnë përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar i cili pritet të çelë siparin për pak ditë.
Sigal