Çelet ekspozita, Sot shfaqet për herë të parë kostumi i Nënë Terezës

573

 

Sigal

Bashkia e Tiranes dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Tiranë çelin sot në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Trashëgimi kulturore
nga vendi i Nënë Terezës”. Në këtë ekspozitë, e para e këtyre përmasave në
Tiranë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun, kostumi popullor i
Shenjtores Shqiptare. Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit
të Prizrenit (vendi i origjinës së nënës së Nënë Terezës), që ajo e mbante në
moshën 16-17 vjeçare.

Kostumi përbëhet nga kemisha, cope e mendafshte e endur nga
grate e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qëndistarë të ketij qyteti,
shalli dhe dimitet. Per me shume rreth historise se këtij kostumi, i cili ruhet
në Fondet Etnografike të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimti te
Artit do t’ju shpjegoje kuratorja e kesaj ekspozitë, Prof. Dr. Afërdita Onuzi.

Pjesë tjetër e ekspozites jane 54 objekte të tjera, pjesë e
rëndësishme e trashëgimisë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara
politikeekonomike- tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i
shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Neënë Terezes) dhe Prizrenit
(vendlindja e nënës së Nënë Terezës). Njëkohësisht nëpërmjet objekteve që do të
ekspozohen, do të paraqiten aftësitë teknike- artistike te mjeshtrive
tradicionale qytetare të zhvilluara ne keto qendra (Shkodra dhe Prizreni).

Midis tyre spikatin: Stoli grash dhe burrash prej ari dhe
argjendi; armë; pjesë veshjesh dhe veshje të plota; pëlhura të mendafshta per
pajisjen e baneses dhe veshjeve të ndryshme; qëndisje të realizuara nga gra
qytetare si çarçafë, këllëf jastëkësh, këmisha etj. Objekte kryesisht të
përdorura nga popullsia e besimit të krishterë.