“Çdo gjë u kry!” Përgjimi që fundosi gjykatësen

322
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme për skemën korruptive, për të cilën janë vënë nën arrest Mimoza Margjeka, gjyqtare e komanduar në Gjykatën e Korçës, bashkëshorti i saj Arben Cara, Skënder Demiraj me profesion avokat dhe dy persona të tjerë.

Hetimi ka nisur pas përgjimit të telefonatave mes vëllait të paraburgosurit Netjol Balit dhe nënës së tij Afërdita. I vëllai ka hyrë në skenën e korrupsionit më qëllimin lirimin nga burgu i të vëllait.

Në datën 7 korrik i vëllai flet në telefon me të ëmën Afërditën dhe i shpjegon se ka folur me Skënderin (avokatin) i cili do 6 mijë euro. Në transkripte telefonuesi i përmend të ëmës se ata janë tre dhe duan nga dy (mijë euro) për të mos llogaritur se do edhe Skënderi ndonjë lek.

Sipas SPAK, në skenën e korrupsionit hyn në lojë edhe avokati Skënder Demiraj dhe një biznesmen. Nga përgjimet ky i fundit nuk kishte njohje me gjyqtarët, por djali i tij Klodian Zhilla kishte miqësi.

Djali i biznesmenit kishte bërë të mundur një takim mes gjyqtares, avokatit dhe sekserit në lokalin e tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore për Orion Bali në 500 000 lekë.

Gjykata e Korçës vendosin të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në këtë moment, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllain e Oriol Balit dhe i thotë se “gjithçka u krye”

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Margjeka dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Durrës, si dhe Nejton Balin e Klodjan Zhillën, ndërsa për gjyqtaren dhe avokatin, gjykata ka dhënë masën arrest shtëpie.