Cani Guvernator, Angjeli tek Financat

569
Sigal

Skandali ka tronditur opinionin vendas, Bankën Botërore, FMN-në e partnerët ndërkombëtarë

Skandali i grabitjes së mbi 700 milion lekëve në Bankën Shqiptare, pritet që të shoqërohet me dorëheqjen e Guvernatorit Ardian Fullani, ndërkohë, përflitet që pas ikjes së tij, në krye të këtij institucioni të rëndësishëm të rikthehet Shkëlqim Cani, ministri aktual i Financave të Shqipërisë. Po ashtu, sipas burimeve jo zyrtare, pritet që në krye të Financave të jetë deputeti Anastas Angjeli, ish-ministër dhe një njeri i njohur në vend e institucionet ndërkombëtare si specialist. “Dorëheqja e Fullanit bëhet pas këmbënguljes së kreut të qeverisë, ndërkohë, lëvizjet e tjera, rikthimi i Canit dhe emërimi i Angjelit si ministër, shikohet si zgjidhja më e drejtë për rikthimit të kredibilitetit të humbur të Bankës Shqiptare dhe rikthimin e besimit tek qytetarët, tronditur thellë pas skandalit të grabitjes së milionave nga nëpunësit me kollare të shtetit”- shtojnë burimet për “Telegraf”.

SITUATA PAS GRABITJES

Situata në vend pas grabitjes së thesarit në Bankën Shqiptare është ndër më të rëndat e ndodhura gjatë këtyre viteve të Fundit dhe ndër 3-4 të tilla, që nga grabitja e floririt po në Thesar nga ish-Mbreti Ahmet Zogu në vitin 1930. Në harkun 75 viteve, në Shqipëri, janë regjistruar katër raste kritike të situatave financiare, që janë shoqëruar me pasoja të rënda për qytetarin e shtetit, shoqëruar në një rast dhe me revoltë masive popullore e rrëzim qeverie. E para është  ajo që thamë më lart, grabitja e floririt në Thesar nga Zogu dhe arratisja jashtë vendit, duke e lënë Shqipërinë në dorë të pushtuesve fashistë. Grabitja e dytë është ajo e firmave piramidale që e çuan vendin në luftë të pashpallur në vitin 1997. Grabitja e tretë është ajo e floririt në tunelet e Qafë Krrabës, e kjo e fundit, ajo e Fullanit e fullanëve në Bankën Shqiptare. Nga këto katër raste, në  dy prej tyre, grabitësit kanë qenë funksionarë të shtetit. Në të parën më 1939 zogu me sejmenët e tij, e në këtë të fundit nga grabitësit me kollare të Fullanit. Po çfarë ka ndodhur në këtë grabitje shtetërore në Bankën e Shqipërisë. U desh më shumë se një javë që Fullani të belbëzonte e Këshilli Mbikqyrës të jepnin nj komunikatë të thatë që në esencë përmblidhen se “nuk është vjedhur ndonjë shumë e madhe dhe paratë në Bankën Shqiptare janë të sigurta”. Por ndryshe mendojnë e veprojnë qytetarët. Mësohet se kohët e fundit, shumë qytetarë janë drejtuar ndër sportele ku tërheqin depozitat e tyre, pasi ndjehen më të sigurtë kur i kanë ato pak para nën jastëk se sa në bankat e fullanëve…

GUVERNATORI FULLANI

Për afro dy dekada në krye të Bankës Shqiptare, Fullani është përfolur si një njeri jo specialit, por me fije lidhëse me pushtetin dhe gjithmonë në shërbim të pushtetit. Fullani ka qenë një njeri besnik i regjimit komunist… Ai ka bërë dhe tre vite stazh partie në Mullet. Garant për besnikërinë e tij, kur është pranuar në Parti, kanë qenë dy komunistë dhe një deklaratë e forumit të rinisë, e firmosur nga Ylli Dylgjeri. I kontaktuar nga “Telegraf” si një nga garantët për besnikërinë partiake të Fullanit ndaj Partisë së Punës, Ylli Dylgjeri nuk e mohon, por duke u shprehur me shakatë e natyrshme të tij pohoi:”Po, që të pranoheshe në parti, të bëheshe komunist duheshin të plotësoheshin 10 cilësi. Fullani i plotësoi pikë për pikë, por atë që nuk duhet të vjedhësh, pra të 100tën, nuk e zbatoi!?”. Nga këtej erdhi Fullani i Bankës Shqiptare. I njëti Fullan është shfaqur dhe në demokraci, por me një ndryshim, se këtë radhë, ai është i binduri e shërbëtori i shtetarëve që vijnë e ikin, të majtë e të djathtë. Janë këto që e kanë mbajtur në post, e tek të cilët ai dhe tashmë dhe shpreson..

POST SKANDALI

Ikja e Fullanit, siç e thamë, është e detyruar. Por a do të shkoj ai para drejtësisë për grabitjen në Bankën e Shqipërisë. Fijet me pushtetarët janë të forta, por këtë radhë, vështirë se mund ta mbajnë. Shkëlqim Cani, i cili përflitet ta zëvendësoj Fullanin,(që u hoq pothuaj dhunshëm nga ish-kryeministri Nano) dhe vendosja e mundshme e Angjelit ën krye të financave, shikohet si një hap i duhur… Ndërsa drejtësia ka një tjetër ‘patate të nxehtë’ në duar…