Çako-Savovski: Shkëmbim informacionesh për elementë me prirje terroriste

620
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në Vlorë në një takim pune Drejtorin e Policisë së Maqedonisë, Gorançe Savovski.
Ky takim edhe pse u zhvillua në frymën e takimeve të zhvilluara më parë me policinë maqedonase, në fokus të diskutimeve kishte luftën kundër terrorizmit.
Të dy drejtorët e policive respektive diskutuan për shkëmbimin e informacioneve për elementë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste, masat që duhet marrë për ti mbajtur nën kontroll, si dhe nevojën për të rritur akoma më tej bashkëpunimin në këtë drejtim.
Çako dhe Savovski kanë theksuar se mes policisë shqiptare dhe asaj maqedonase nuk ka asnjë pikë që nuk dakortësohet , çka tregon se bashkëpunimi në të gjitha fushat po funksionon më së miri.
Savovski ka falënderuar Z.Çako për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve mes policinë shqiptare dhe policisë maqedonase, në drejtim të grupeve kriminale që merren me trafik droge,armësh , migrim ilegal dhe krime ndërkufitare.
Kreu i Policisë Maqedonase ka theksuar se lëvizja e një numri të madh të emigrantëve në territorin Maqedonas rrit mundësinë e kriminalitetit.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka garantuar homologun e vet se tek policia shqiptare do vijojë të gjejë një partner të denjë, të besueshëm dhe të aftë profesionalisht për të bashkëpunuar në të mirë të komunitetit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet si:
Masat Kundër Terrorizmit
Kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, e trafiqeve të paligjshme
Masat kundër krimit ndërkufitar ,
Trafikut ilegal dhe migracionit ilegal,
si dhe situata kriminale ndërkufitare në tërësi.
Sigal