Bushati: ‘Holanda e di qe qeveria shqiptare është partnere me krimin dhe jo me BE-në’

457
Sigal

Analisti Andi Bushati e ka komentuar vendimin e Parlamentit Holandez për kthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, si një mesazh që shteti holandez i jep qeverisë shqiptare duke e cilësuar si partnere me krimin.

Bushati tha me tej se ky ishte mesazh ndaj qeverisë, se ‘kjo qeveria jonë është më shumë partner i krimit sesa i BE-së.’

“Unë gjithashtu mendoj se krimi shqiptar nuk është në nivele tepër të larta në Holandë apo shtete të tjera europiane. Ka edhe mafia të tjera. Por ndryshe nga se deklaroi Hila, nuk mendoj se Shqipëria u bë kokë turku. Mendoj se Holanda i ka dërguar një mesazh politik Shqipërisë. Ky mesazh politik i shtetit të Holandës ndaj qeverisë shqiptare është se ‘ju jeni më shumë partnerë të krimit sesa partnerët tanë, partnerë të BE-së”, tha Bushati.

Analisti Bushati tha më tej se Holanda është e vëmendshme ndaj situatës në vendin tonë dhe se e shikon që këtu ka drejtorë policie të inkriminuar, se këtu krimi bën namin dhe prandaj merr këto vendime.

“Holanda i merr këto vendime jo më kot. Holanda kur sheh që Shqipëria nuk është partner i mirë, kur sheh që ka drejtor policie të korruptuar, thonë si mundet që këtij shteti t’i japin sinjal politik”, tha Bushati.