Bursa dhe mundësi të reja për shqiptarët për të studiuar në Angli

1651
Pse studentët shqiptarë duhet të zgjedhin Cambridge Education Group?
Që në vitin 1952 “Cambridge Education Group” ndihmon studentët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata ndërkombëtarë për të arritur më të mirën e tyre nga ana akademike dhe kreative. Kolegjet “CATS” në Britani dhe SHBA ofrojnë programe rigoroze akademike duke bërë të mundur pranimin e studentëve në universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Studentët e “CEG” vijnë nga mbi 120 vende dhe vazhdojnë studimet e tyre jo vetëm në Universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në universitetet kryesore në mbarë botën. “CEG” ka krijuar një reputacion të lakmueshëm me universitetet më të mira të Mbretërisë se Bashkuar. Ata janë specialistë në ofrimin e programeve akademike dhe të gjuhës angleze, duke pasur dhe shtrirje globale. “CEG” punon ngushtë me “Oxford” dhe “Cambrigde” në përgatitjet e Oxbridge dhe programeve mjekësore, ofron kurse me qëndrim në kampuse për kolegjet e Universitetit të Londrës (Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashmë presin aplikime nga studentët e CEG; Universiteti i Arteve të Londrës dhe Kingston ofrojnë organizime të intervistave ekskluzive dhe akreditojnë programet e “CEG”. Studentët shqiptarë kanë arritur rezulate shumë të larta dhe kanë arritur të fitojnë studimet e larta në Universitetet më të mira ne Britani si “Oxford”, “Cambridge”, “London School of Economics”, “Imperial College London”, “Queen Mary University of London”, “University College London” etj. Progresi i studentëve shqiptarë në “CEG” është mbresëlënës.

Cilat janë kriteret e pranimit në CATS College?
Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen testit të pranimit, i cili përfshin testin e gjuhës angleze dhe të Matematikës. Gjithashtu intervistat individuale me secilin student përbëjnë një kriter tepër të rëndësishëm të përzgjedhjes. Në bazë të rezultateve të testeve si dhe të intervistave, do të ofrohen dhe bursa studimi.
Çfarë mendon z. Jonathan Ullmer, MBE, Principal i njërit prej Kolegjeve që kanë arritur rezultate shumë të mira, lidhur me programin IB?
Në Mbretërinë e Bashkuar normalisht shkollat më cilësore ofrojnë edhe IB. Që të ofrosh IB duhet që shkolla të plotësojë kritere të larta cilësore. Kolegji që unë drejtoj “CATS College in Canterbury” është një IB World School dhe ofron këtë diplomë për student shqiptarë dhe e nga e gjithë bota. Jo të gjitha shkollat mund të ofrojnë këtë diplomë. Pas marrjes me sukses të kësaj diplome mund të pranoheni në universitet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar ose në të gjithë botën. Shumë universitete në Amerikë ju japin studentëve deri në një vit kredit nëse kanë studiuar IB, pra nëse universiteti ka 4 vite studenti pranohet në vitin e dytë direkt, pra bën vetem 3 vite universitet…Ne gjithashtu ofrojmë edhe ‘A’ levels por ky kurs është më i përshtashëm për ato studentë që duan të fokusohen vetëm në 3 ose 4 lëndë.
Çfarë oforn kolegji “CATS” në Canterbury?
“CATS Canterbury” është unik. Ndërsa kolegjet tona në Londër iu ofrojnë pamjet dhe madhështinë e një qyteti shumë të madh dhe Cambridge ka akomodimin të shpërndarë si një universitet, “CATS Canterbury” është si një Boarding school. Kolegji dhe konviktet janë shumë afër në New Dover Road, pranë qendrës së bukur të qytetit Canterbury. Për studentët me moshë nën 16 kemi një sistem më të stukturuar. Edhe detyrat e shtëpisë kontrollohen pas mësimit, shoqërohen nga kujdestarë për të ngrëne darkën dhe duhet që të kthehen në godinën e fjetjes në orën 19:30, ku kanë aktivitete të ndryshme në mbrëmje dhe në fundjavë. Shumë prindër e pëlqejnë këtë strukturë sepse për fëmijët e tyre është një transferim i këndshëm nga një shtëpi e vogël në një shtëpi më të madhe “CATS College Canterbury”.

Si dhe kur do të ofrohen bursat e studimit?
Bursa e studimit do të ofrohen duke u bazuar tek rezultatet e testit të pranimit, i cili përfshin testin e matematikës dhe të gjuhës angleze dhe nga intervistat me z. Jonathan Ulmer dhe znj, Natalia Volchugova, përfaqësuese e Kolegjeve CATS UK dhe USA në Hotel Rogner sot datë 17 Shkurt nga ora 9.00 deri 18.00 dhe pasnesër datë 18 shkurt nga ora 9.00 deri në ora 13.00
Nëse jeni të interesuar mund të telefononi në numrin 0693729930 ose [email protected]. “Study Opportunities Worldwide” në bashkëpunim me “Cambridge Education Group” në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Amsterdam dhe Suedi ofrojnë programet: GCSE, A-level, University Foundation, International Baccauleraute (IB), Studime Parauniversitare dhe kurse të gjuhës angleze
Sigal