Burri që shëtiste lakuriq në Tiranë ‘pushtoi’ rrjetet sociale, reagon policia: Fillimisht kishte dhunuar familjarët e tij…

184
Sigal

Gjatë ditës së sotme pamja e një burri lakuriq që shëtiste në rrugët e Tiranës u bë virale në rrjetet sociale.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe policia e Tiranës, e cila njofton se personi në fjalë ka probleme të theksuara të shëndetit mendor, dhe përpara se të shfaqej lakuriq në rrugë, kishte dhunuar familjarët e tij.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:

Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.