Burri goditet nga fqinja me sende të forta, përfundon në gjendje të rëndë në spital

281
Sigal

Pa u ezauruar ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku dy kunata përfunduan në spital pasi janë dhunuar me njëra tjetrën, një tjetër ngjarje e dhunshme është shënuar në një tjetër familje, këtë herë në Tale të Lezhës.

Konflikti mes një gruaje dhe një burri komshi me njëri-tjetrin, ka precipituar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një burrë është goditur me sende të forta nga fqinja e tij dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.