Bulqizë, përfshihen nga flakët 50 hektarë pyje, zjarri dyshohet i qëllimshëm

465
Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj në Bashkinë Bulqizë.

Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj dhe është drejtuar drejt masivit pyjor të Balgjajt.

Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 hektarë dushqe e ah.

Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre. Këtë të hënë është nisur drejt zjarrit edhe shërbimi pyjor në Bashkinë Bulqizë.

Drejtori i këtij institucioni tha se fikja e zjarrit po bëhet e pamundur në rrugë tokësore.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Zjarrfikëset janë në vështirësi për shuarjen e flakëve, për shkak të terrenit të vështirë.

Banorët e zonës janë angazhuar me zjarrfikëset për shuarjen e flakëve.