Bulqizë, minatorët që marrin pjesë në protesta hiqen nga puna

529
Sigal

Ujësjellësi ndërpret ujin që furnizon galeritë, bllokohet puna, punonjësit s’marrin dot pjesë në protesta, sepse kërcënohen 

Drejtori i Ujësjellësit, Sami Bruçi i ka ndërprerë ujin minatorëve të Bulqizës. Kështu në galeri tek Pusi i Thellë nuk ka pasur uji që prej ditës së djeshme. Kjo zonë është pjesë e kompanisë Bolfin. Sipas të dhënave, uji është ndërprerë, sepse nga ana e kompanisë nuk janë shlyer detyrimet që i ka Ujësjellësit. Kjo gjë ka bllokuar edhe punën në minierë, pasi uji atje është domosdoshmëri.  Uji ndërpritet në një kohë, kur projekti i hartuar prej kohësh ka qenë që ky uji të futej në nivelin D, pra në nivelin e 5 të Pusit të Thellë. Ky premtim sipas minatorëve të pyetur nga gazeta edhe sot e kësaj dite nuk është mbajtur, duke nxjerr herë pas here pretekste të ndryshme. Zbatimi i këtij projekti pritej me shumë entuziazëm nga ana e minatorëve, sepse do të ndikonte edhe në lehtësimin e punës, por pavarësisht që nuk u bë, prapë puna ka vazhduar, por që të ndërpritet uji kjo është e tepërt,- thonë ata. Pavarësisht të gjithave, uji është lënë te dera e galerisë dhe prej ditës së djeshme është ndërprerë fare furnizimi.

Largimet nga puna

Të gjithë minatorët që kanë marrë pjesë në protesta të ndryshme që kanë të bëjnë me kërkesat e tyre për kushte më të mira në punë, janë kërcënuar me largime nga puna, madje këto kërcënime janë bërë edhe realitet. Kështu drejtori i galerisë, z. Medat Zogu, ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj sindikalistit Agim Mera, për shkak se ka marrë pjesë në protesta, duke e larguar nga puna e mëparshme për revoltën që ka bërë, në mbrojte të të drejtave që iu takojnë punonjësve. Në protestat që kanë bërë minatorët, ku sindikata është pjesë e organizatës së punës nuk ka reaguar fare për këtë situatë të krijuar, ku Agim Mera për shkak të marrjes pjesë në protestë është hequra nga puna e mëparshme që punonte në nivelin e 5 motoristë- për prodhimin e ajrit, e kanë çuar vagonist po në këtë nivel. Pra sindikata duhet t’i mbrojë punëtorët dhe jo t’i diskriminojnë ata. Me këtë veprim sipas të dhënave që ka marr “Telegraf”, shumica e minatorëve është revoltuar. Ata thonë se tani janë pa ujë dhe pushohen nga puna sipas qejfit të administratës.